Në fund të Shkurtit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku udhëtuan bashkë me të bijën drejt Miamit për të kaluar disa ditë pushime.
Ata udhëtuan më pas në Bahamas nga ku nuk kanë munguar dhe fotot e shumta në rrjete sociale.
Por një foto ku Ajka shihet pranë barkut të saj ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hequr të gjitha dyshimet.
E kontaktuar nga Prive, Xhensila ka thënë: “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.”
Xhensila pritet të mbajë dhe disa koncerte për shqiptarët e Amerikës.