21.5 C
Tirana
E martë, 18 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përgatituni: Kjo fundjavë do jetë e nxehtë, por java tjetër edhe më përvëluese!

    Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë

    Temperatura maksimale në fundjavë do të shkojnë deri 37 gradë Celcius, ndërsa javën tjetër pritet që të jetë një javë edhe më e nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë Celcius.

    Ndryshe nga Shqipëria vendet e Evropës duket se nuk do të jenë me të njëjtin fat. Në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celcius

    Qytetarët duhet të shmangin daljen jashtë në oraret e pikut të të nxehtit, për të shmangur situata të tilla si sisa turistë në Itali që raportohet kanë humbur ndjenjat në rrugë goditja e nxehtësisë. Për këtë arsye, njerëzit janë këshilluar të pinë të paktën 2 litra ujë në ditë dhe të shmangin kafen dhe alkoolin, të cilat janë dehidratuese.

    Vala e të nxehtit “Cerberus” filloi në Sahara përpara se të lëvizte nëpër Afrikën veriore dhe në Mesdhe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit