10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pikëpyetjet: Pse u shuan protestat, a janë njerëz të futur nga Rama organizatorët e tyre?

    Që prej javës së kaluar, edhe pse çmimet vijojnë të rriten, nuk ka pasur asnjë protestë.

    Të shtunën e kaluar, organizatorët e protestës thanë se nuk do të lëviznin nga sheshi, nëse Edi Rama nuk plotësonte kërkesat e tyre.

    Por kjo gjë nuk ndodhi dhe organizatorët e protestës u zhdukën.

    Kjo ka bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje mbi ta, madje Partia Demokratike pretendon se organizatorët janë njerëz të Edi Ramës.

    “Kur filluan protestat per rritjen spekullative te çmimeve, bera nje paralajmerim ne fb per “fiksit” e protestave.

    Ata qe Rama i ka si grup te gatshem, gjoja “shoqeri civile”, e qe i fut qellimisht ne cdo proteste qytetare vetem me nje qellim; te shuajne protesten.

    Metoda eshte vetem nje dhe shprehet me klithmat e ze holleve te “shoqerise civile”: “Larg politika nga protestat!”

    Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo ne nje po ne disa raste. Keshtu qe ne protestat e tjera, ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per by..he jashte protestes !

    Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetem prej tyre. Sot Rama i coi cmimet aty ku ishin kur filloi protesta”, shkruan Edi Paloka.

    Nuk dihet si është e vërteta, por fakt është se, siç e ka denoncuar edhe faqja jonë, disa prej organizatorëve të protestës, si Adriatik Lapaj, Pano Sako, apo djemtë e Aleksandër Meksit, janë të përlyer deri në fyt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit