21.5 C
Tirana
E martë, 7 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    PS vendos kandidat në Vlorë, ambasadorin e Dubait, djalin e ish-kryebashkiakut të dënuar për vjedhjen e pronave

    Partia Socialiste duket se ka vendosur të kandidojë në qytetin më të rëndësishëm të jugut, një emër problematik.

    Sipas burimeve të redaksisë sonë, socialistët do të kandidojnë në Bashkiëne Vlorës, Ermal Dredhën, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Dubai.

    Për ata që nuk e njohin, ai është djali i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Neki Dredha.

    Ky i fundit, në kohën që ka qenë kryebashkiak, njihet si njeriu që nisi grabitjen e pronave në bregdetin e Vlorës.

    Për këtë, edhe është dënuar nga Gjykata.

    Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit e dënuan me burg, ndërsa Gjykata e Larta ia konvertoi burgun në gjobë.

    Por përse është vendosur që të kandidohet Ermal Dredha në Vlorë?

    Burime bëjnë me dije se për emrin e tij ka lobuar fort një grup kriminal që kontrollon lojërat e fatit në Shqipëri.

    Grup, që me sa duket ka ndikim të fortë edhe në politikë.

    Vetëm se ky vendim për të kandiduar Dredhën, mund të jetë një goditje e fortë për PS-në, duke parë të kaluarën familjare të tij.

    Kujtojmë se se babai i tij akuzohej për grabitjen e 30 hektarëve tokë në Radhime dhe 10 hektarëve në Kaninë, duke krijuar probleme dhe konflikte me banorët e zonës.

    Dhe duket se tashmë në Vlorë, me sa duket po çohet i biri për të përfunduar punët e të atit.

    Dhe të atyre të tjerëve që po e çojnë, kuptohet!

    Në linkun e mëposhtëm, vendimi i Gjykatës së Lartë.

    nr_5_unif_p_128

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit