Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në cilësinë e kallëzuesit pa asnjë dokument me vete, për të cilën fillimisht pretendoi se ka pasur kohë për të mbledhur dokumentet.
Pyetja nëse ai sot ka dorëzuar ndonjë dokument për çështjen e Irena Gjokës u përsërit nga gazetarja Klodiana Lala, një moment që u shoqërua me tensione, pasi kryedemokrati iu hakërrye gazetares duke i thënë se është person i keqpërdorur.
Përplasja:
Berisha: Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si…. Ti hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë. Sepse ti je e keqpërdorur.
Lala: Zoti Berisha unë jam gazetare, qëllimi im është për të informuar opinionin publik.
Berisha: Klodiana Lala është një person i keqpërdorur pa mëshirë.
Berisha dhe Malltezi kanë kallëzuar gjyqtaren Irena Gjoka për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, lidhur me një dënim të pretenduar në Greqi.
Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, çështje në të cilën janë të përfshirë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.



