“Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për organizimin e tij, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e një samiti virtual.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për median ‘Politico.eu’ është shprehur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa për organizimin e takimit të nivelit të lartë të NATO-s”.
Kështu thuhet në një shkrim të Politico.eu, botuar këtë të mërkurë.
Por si është e vërteta?
Burime të Vox News nga Ministria e Mbrojtjes, e kanë përgënjeshtuar këtë hipotezë, pra të zhvillimit virtual të Samitit të NATO-s.
Sipas këtyre burimeve, deklarimet e dhëna nga ministri Nufi para një jave në Bruksel, janë njerrë jashtë konteksti.
Nga pala shqiptare, thonë këto burime, nuk ka asnjë plan për një Samit virtual.
Shqipëria është gati të presë normalisht Samitin e NATO-s, data e të cilit për momentin nuk është vendosur ende.



