spot_img
spot_img

“Rinia shqiptare ka degraduar”, apeli i qytetarit: Nuk lexon një libër, i ka humbur buzëqeshja. Ça rinie është kjo?

spot_img

Një qytetar i revoltuar ka bërë një apel për rininë shqiptare, e cila sipas tij, është transformuar, pasi i ka humbur dëshira për të ardhmen.

Ai thekson se rinia ka degraduar, pasi nuk lexon as dhe një libër.

“Situata është e zezë në Shqipëri. Shumë e zezë. Shikoj një rini që i ka humbur buzëqeshja, një rini që është transformuar komplet.

I ka humbur dëshira për të ardhmen. Një rini që kalon atje dhe nuk futet në bibliotekë më. Një rini shumë e degraduar. Një rini e djegur, që nuk lexon një libër. Ça rinie është kjo?

Shoqëria shqiptare është drejt degradimit. Shoqëria shqiptare ka mbaruar. Një shoqëri e pa fe, që nuk ka besim te Zoti, ateiste.

Një shoqëri kriminale, që stimulohet krimineli, imorali, jo i ndershmi. Këto janë pasojat e komunizmit, 80 vjet kanë jetuar këtu vetëm këlyshët dhe bijtë e komunistëve”, u shpreh qytetari.

Lajmet e fundit