20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Rrajat po të donin, të vrisnin”, Ardian Visha i kërkon falje Jashar Majës, pasi u masakrua nga rrjeti për qendrimin skandaloz: Ofrohem të të mbroj unë falas!

    Avokati Saimir Visha i ka kërkuar falje Jashar Majës, që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbil Maja nga fisi Rraja, pasi e ofendoi dy ditë më parë në një emision televiziv. Visha i tha Majës se Rrajat po të donin edhe mund ta vrisnin.

    “Unë po ta ofroj me zemër, avokati falas për viktimën. Nuk më interesojnë personat nën hetim (Rrajat) se nuk jam avokati i tyre. Po ju them, hajde të të ofroj ndihmë juridike”, u shpreh Saimir Visha.

    Të ftuar të dy mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” të Luan Ramës, Visha i kërkoi falje Majës nëse e kishte fyer dhe i ofroi mbrojtje falas, ndërsa Maja nga ana tjetër e ekranit e pranoi ndjesën e avokatit.

    “Kur të duash e ke derën time të hapur. Të kërkoj falje nëse kam gabuar. Por unë profesionist dhe jam i detyruar të flas, sepse viktima ka të njëjtat të drejta që ka i pandehuri dhe ju duhet të përfitoni nga të drejtat që ju jep karta e viktimës në proces penal.

    Të kam ftuar 100 herë, nuk kam interes as te Rrajat e as te Majat. Unë jam avokat, hajde kur të duash, e ke derën time të hapur. Por fyerje të tilla nuk dua se kam 30 vjet në profesion. Të kërkojë ndjesë familjarisht”, u shpreh avokati Visha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit