30.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha: Ftoj SPAK të më hetojë që nga 1990, mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi

    Kreu i PD-së të Rithemelimit,  Sali Berisha i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë çdo vendim dhe çdo firmë që ka hedhur ai që nga 1990 deri sot, duke thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje.

    Ai u shpreh se mban përgjegjësi edhe për 2 fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

    Berisha tha se mban përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që 2 fëmijët e tij mund të kenë bërë gjatë kohës kur ai vetë ka qenë në pushtet.

     “E kam theksuar dhe theksoj, e kam ftuar dhe e ftoj, të shqyrtoj, çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga 90 deri sot.

    Unë jam politikani i vetëm në Shqipëri që keni dëgjuar të them që mbaj përgjegjësi të plot për fëmijët e mi, fëmijët e mi janë të martuar, mund të thoja që ato janë  në punën e tyre, unë në punën time, por e kam thënë që mbaj përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që ato kanë bërë gjatë kohës që unë kam qenë në pushtet”, tha Berisha, në A2 CNN, në “Debat”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit