spot_img
spot_img

Shembull për të tjerët, ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt i dorëzon zyrën demokratit me shtrëngim burrëror duarsh

spot_img

Ceremoni model mund të quhet ajo e djeshme në Bashkinë e Memaliajt, ku të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje, Gjolek Guci nga PS-ja.

Guci e ka përcjellë prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik.

Ky është një mesazh harmonie për votuesit, që u përcoll dhe nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të konstituar, PS-ja dhe aleatët e saj kanë 9 vende, Bashkë Fitojmë 4 vende, dhe PD 2 vende. Si nënkryetarin apo dhe përfaqësuesin e kësaj bashkie në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pozita i zgjodhi nga radhët e saj.

Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë.

Lajmet e fundit