spot_img
spot_img

Shkrimtari i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore, miku i tij ndan lajmin: Po lufton me vdekjen!

Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka qenë shktrimtari , Andon Andoni, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se miku i tij është duke kaluar luftuar vdekjen.

“Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.

“Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,

sa karrigia e zyres,

sa dhoma komode

A me degjon,

ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,

per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s’eshte loje kalamajsh.

Atedheu eshte dhimbje.

O Zot,

Dhembje!”

Bardhyl Londo

Dhe unë këto çasti jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte.”, shkruan ai

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit