spot_img
spot_img

SMS-të në telefon, që trazuan Berishën në Kuvend

spot_img

Teksa në Kuvend vijojnë diskutimet sipas rendit të ditës, ish-kryeministrit Sali Berisha i ka tërhequr vëmendjen për disa minuta telefoni.

Në foton e publikuar nga LSA në sallën e Kuvendit, duket se Berishës i ka ardhur në Whatsapp një reagim i avokatit Spartak Ngjela.

Ky i fundit ka paralajmëruar arrestimin e Sali Berishës nga SPAK.

Madje në deklaratat e shpeshta televizive, edhe të fundit  Ngjela ka thënë se SHBA ka dorëzuar dosjen e Sali Berishës në dorë të SPAK.

Në një tjetër deklarate televizive Ngjela shprehej se zgjidhja në PD është që Berisha të largohet.

Lajmet e fundit