spot_img
spot_img

SPAK arreston gjithë Komisionin e tenderit të Sterilizimit, por jo Ilir Beqajn

spot_img

Sot në mëngjes policia ka ekzektuar urdhërat e ndalimit për anëtarët e Komisionit të tenderit për dhëninen e koncesionit të sterilizimit.

Policia ka shoqëruar Klodian Rjepaj, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, për shpërdorim detyre, Petro Mersini, ish- drejor i Drejtorise Spitalore në pension, me detyrim paraqitje, Marsela Serani, juriste, me arrest shtëpie, Saimir Kadiu, si anetar i Komisionit te tenderit me arrest shtëpie, si dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që është pjesë e koncesionit, për të cilët është kërkuar arrest me burg për mashtrim.

Për detyrim paraqitje janë dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të tenderit, Arben Gjata, Naile Abazaj dhe Gebt Byrazeri.

Tenderi i sterilizimit ka më se një vit që hetohet.

Dje në mëngjes policia shoqëroi biznesmenin Ilir Rrapaj, i cii është pjesë e këtij koncesioni, për shkak se nuk ishte paraqitur për tu marrë në pyetje nga hetuesit.

Operacioni është në vazhdim.

Por ndërkohë ish-ministri Ilir Beqaj, nuk është arrestuar.

Lajmet e fundit