spot_img
spot_img

VIDEO: Tjetër episod i pakëndshëm me turistët italianë, dy vajza në Vlorë vjedhin paratë në lokal

spot_img

Një tjetër episod i pakëndshëm me turistët italianë duket është përsëritur në qytetin e Vlorës.

Pronari i një lokali në këtë qytet ka denoncuar, përmes pamjeve filmike, vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash (euro) në ambientet e këtij lokali nga dy turiste italiane.

Ngjarja dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në një lokal pranë kryqëzimit Aleksandria në Vlorë, ku sipas kamerierit të lokalit sasia e kartëmonedhave euro është vjedhur nga dy turistet që gjendeshin në ambientet e tij.

Rasti i disa turistëve italianë, të cilët disa ditë më parë u larguan pa paguar nga një restorant në Berat u kthye në çështje diplomatike.

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni u angazhua personalisht për të paguar faturën, duke kërkuar edhe ndjesë në emër të shtetit të saj për gjestin e pahijshëm.

Lajmet e fundit