14 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Pango rrëfen eksperiencën si baba në moshën 68-vjeçare: Nipi im është 4 vjeç, ndërsa djali 3

    Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango që pas largimit nga politika është munduar që jetën personale ta mbajë larg syrit të medias.

    Mirëpo së fundmi ai ka bërë një rrëfim ndryshe, ku ka treguar se si është të bëhesh baba në një moshën 68-vjeçare.

    Sot 71 vjeç, ish-ministri ka treguar se ka një djalë 3 vjeç me bashkëshorten e tij ukrianase. Ai ka treguar se djali i madh është 34 vjeç dhe ka një djalë 4 vjeç.

    “Djali është 3 vjeç e gjysmë, ka lindur tamam në pragun e pandemisë. Djali im, i madhi është 34 veç dhe ka dy fëmijë. Më ka bërë dy herë gjysh. Ka një djalë që është më i madh se djali im, që i bie se e ka xhaxha djalin tim.

    Nipi im është 4 vjeç, quhet Ares. Djali quhet Daniel. Ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, që në fillim të vitit që vjen mbush 2 vjeç”, tregoi Ylli Pango në “MCN tv”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit