20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zamira Kita, “vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi: Luizi dhe Sara më kanë surprizuar

    Dje në “Ftesë në 5” u bë pjesë e programit Zamira Kita përmes një lidhje direkte nga qyteti i Korçës.

    Ajo zbuloi përvojën e xhirimeve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, një projekt që e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe emra të rinj.

    “Me Luizin dhe Sarën s’kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën”, tha ajo, duke theksuar se nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla.

    Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.

    “Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit