spot_img
spot_img

Zyrtarisht çift: Era Istrefi publikon fotot e para me futbollistin Amir Rrahmanin

spot_img

Në showbizin shqiptar është konfirmuar çifti më i ri. Po flasim për Era Istrefin dhe Amir Rrahmanin. Sigurisht, ky nuk është më një lajm surprizë pasi prej disa javësh është vënë re kjo romancë.

Shkak u bë prezenca e këngëtares në stadiumin e Napolit, skuadra me të cilën luan Amiri, futbollisti i Kombëtares së Kosovës. Era ndodhej atje me një mikeshën e saj dhe sigurisht postoi edhe foto në mediat sociale. Më pas ata ishin me pushime bashkë në Capri të Italisë.

E dje Era ka konfirmuar zërat duke publikuar fotot e para me Amirin. Ata kanë qenë së bashku për të ndjekur nga afër garën e fundit të “Formula 1”.

E prej andej Era pozon krah futbollistit.

Zyrtarisht çift: Era Istrefi publikon fotot e para me futbollistin Amir

Lajmet e fundit