Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është shfaqur për herë të parë që pas shpalljes në kërkim nga Prokuroria.
Ka qenë kryetar i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ka postuar një foto ku shihet krah, Adriatik Llallës, i cili është në kërkim nga SPAK.
Ata shfaqen në një kafe së bashku të buzëqeshur, ndërsa kanë bërë me duar edhe shqiponjën nga Italia.
“Një takim pas disa vitesh me ish Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan ai ndër të tjera.
Kujtojmë që ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil.