18.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    At Nikolla në Big Brother Vip, kërkesa e pazakontë që i bëri Valbona

    Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” hyri papritur për pak minuta At Nikolla Xhufka. Valbona Mhilli i kërkoi At Nikollës të bekojë Laert Vasilin, teksa pretendonte se ky i fundit nuk ishte në terezi.

    Pjesë nga biseda:

    At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.

    Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!

    At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?

    Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti

    At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift

    Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore

    At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?

    Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë

    At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda

    Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?

    At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit