12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Eksperti i IT nxjerr rezervimin dhe faturat, drejtoresha e AKSHI-t fle në hotele me 5 yje me lekët e shqiptarëve

    Eksperti i IT, Gent Progni ka denoncuar ditën e sotme një skandal në lidhje me zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informimit (AKSHI-t).

    Në postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar faturën e rezervimit të një hoteli nga platforma “booking” në Jeruzalem, ku sipas tij, në këtë hotel ka qëndruar drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Kacanaj.

    Në dokumentin e parë që publikon, jepen të dhëna për rezervimin e hotelit në kryeqytetin e Izraelit: Check-in bëhet të dielën e 28 Nëntorit 2021, ndërsa Check-out-i dy ditë më vonë, deri në 12:00.

    Dhoma është e rezervuar për dy të rritur. Çmimi jepet me valutën izraelite, që sipas kursit të këmbimit aktual është rreth 1.400 euro.

    Dokumenti i dytë është një e-mail që dërgohet në adresën e Karcanaj dhe dy adresave të tjera që janë zyrtare të institucionit të AKSHI-t. Dërguesi i informon për rezervimin e hotelit për “Konferencën e Inovacionit Improvate”.

    Në komentin që shoqëron postimin, Progni kujton kallëzimin e bërë nga ai më herët për sulmet kibernetike, ku ai akuzon AKSH-in se nuk ka mbrojtur të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

    “Tani me thoni ju ca te pres une nga kjo Prokurori kur i fle dosja ne sirtar per AKSHIN – PATRONAZHISTIN me zero lek nata dhe Zysha Linda fle ne hotel me 5 yje rooftop ne samite dhe konferenca ne Izrael …”, shkruan eksperti i IT.

    Eksperti i IT nxjerr rezervimin dhe faturat, drejtoresha e AKSHI-t fle nëEksperti i IT nxjerr rezervimin dhe faturat, drejtoresha e AKSHI-t fle në

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit