Publikimi i pagave të shqiptarëve bëri që të zbulohej edhe puna si këshilltare e Monika Lubonjës në Bashkinë e Tiranës.
Pas kësaj Bashkia Tiranë njoftoi se kishte pezulluar nga puna Monika Lubonjën.
Pas daljes nga BBV ajo ka deklaruar se ka 4 muaj që nuk është paguar.
“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika në një emision televiziv.