22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga Elsa Lila, te “La mama” Liliana Kondakçi: Kush janë këngëtarët shqiptarë të arrestuar për drogë ndër vite

    Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Gazeta italine La Republica raporton se në operacionin e policisë së Romës janë arrestuar dhe 13 persona të tjerë, përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

    Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro.

    Në vitin 2016, një tjetër këngëtare ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë teksa po kalonte kufirin në Qafë-Thanë. Valbona Xeka u arrestua pasi gjatë kontrollit në çantë iu 12 gram kanabis. Dhe këngëtarja e viteve ’80, Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali.

    Ajo u lirua dy vite pas vendimit të drejtësisë italiane të dhënë ndaj këngëtares për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës. Gjykata e gjeti këngëtaren e njohur shqiptare fajtore për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike.

    Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit