E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, ish-numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli foli edhe për ata deputetë që deri dje ishin kundër Berishës dhe e sulmonin atë pas shpalljes non grata dhe mbështetësin Bashën si kryetar dhe vendimin e tij kundrejt Berishës, ndërsa sot janë kundër Bashës.
Topalli u pyet se cili ishte mendimi për Grida Dumën, nënkryetarja e PD-së që dha dorëheqjen së fundmi dhe kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD.
“Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo” tha Topalli?
Grida Duma ka qenë për disa kohë e preferuara e Berishës, madje thuhej se ai i lexonte poezi çdo mbrëmje tek zyra e vet, çka me sa duket ka sjellë edhe xhelozinë e Topallit, e cila deri atëhere shihej si bashkëpunëtorja më e afërt e Doktorit.
Pastaj nuk dihet çfarë ndodhi dhe Duma u prish me Berishën, për t’u afruar me Bashën.
Tani është prishur edhe me këtë të fundit dhe po bën përpjekje të afrohet sërish me Berishën.