11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përmeti dhe ’97-ta, dëshmia e një majori tropojan

    Kanë kaluar shumë vjet nga ajo gjëmë, por shumica e shqiptarëve e kanë ende të freskët  atë çfarë ndodhi. Ua kujton përditë edhe fantazma në penxhere,

    Rrethi i politikanëve të përfshirë në krime dhe afera korruptive sot është zgjeruar, por ’97 është një tragjedi kombëtare që brezat e rinj duhet ta mësojnë.

    Brenda pak muajsh në Shqipërinë e 97-s pati mbi katër mijë viktima.

    U shpërbë shteti, u shkatërrua ushtria dhe policia, u hapën burgjet dhe vendi u zhyt në një anarki totale.

    Janë miliarda dollarë humbje dëme materialesh të parikuperueshme.

    Arkitekt i kësaj katrahure ishte dhe tregohet me gisht Sali Berisha.

    Është pikërisht ai që i fryu zjarrit të luftës civile, që ndërseu Veriun kundër Jugut, që urdhëroi bombardimin e jugut dhe përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë civile…

    Lexoni këtë dëshmi të një majori nga Tropoja për tragjedinë e Përmetit në mars të vitit 1997, dhene Komisionit Hetimor per 97-n:

    “…Unë Përparim Miftar Gega lindur me 28.08.63 në B. Curri e banues në Tiranë, titullar oficer në vitin 1985 gjitharmësh, kryer kursin dhe shkollën e sigurimit dhe punuar punëtor operativ në Pogradec (ushtri), transferuar ne Tropojë, Kukës e më pas në Tiranë më 15.2.1997, aktualisht kryej detyrën e specialistit të drejtimit në Degën e K/Zbulimit të Ushtrisë.

    Më datën 7.3. 1997 jam thirrur nga Kryetari i SHIK-ut Gazidede, lajmërimi është bërë me telefon në zyrën e shefit të K/Zbulimit ushtrisë Sajmir Kodra, në ora 13.00 dhe kam shkuar dhe jam paraqitur në ora 15.00 dhe me ka komunikuar urdhrin si komandant i Regjimentit të lehtë me qendër në radiostacionin e Kamzës, shef shtabi N/Kolonel Flamur Mella, i cili në atë kohë ka punuar në Drejtorinë Operative në MM. Ishte hera e parëqë e takoja dhe i kam kërkuar që të mos me japë një funksion të tillë pasi nuk mund të luaja një rol të tillë si komandues se për gjithë këto vite oficer nuk  kam kryer detyra të tilla, gjithashtu i kam thënë se nuk njoh situatën dhe as njerzit se kam vetëm 15 ditë që jam transferuar e ardhë në Tiranë. Më ka thënë prere se ti munde t’i disiplinosh ata rezervistët pasi kanë 5 ditë në Tiranë dhe kanë krijuar situata shumë të këqija, nuk do të kryesh detyra jashtë Tiranës veçse këta rezervista do të organizohen në këtë njësi të re do t’i vendosësh në ambjentet e Shkollës së Bashkuar. Unë i kam kërkuar urdhërin me shkrim për këtë komandim dhe kam ikur nga zyra e tij. Pas pak minutash kam parë urdhërin me shkrim për krijimin e Regjimentit dhe komandimin tim dhe të Flamurit, urdhër të cilin e kanë sjellë në Ministrinë e Mbrojtjes për ta cikluar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

    Unë kam ardhë në M.Mbroitjes jam paraqitë tek shefi im Sajmir Kodra dhe i kam thënë kush ma bëri këtë poshtërsi dhe në vazhdim i kam thënë se shko dhe i thuaj Shefit te Shtabit se atë që keni caktuar nuk mund të kryej një detyrë të tillë prandaj gjeni tjetër njeri. Sajmiri ka shkuar tek shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe i ka thënë dhe përgjigja e tij ishte se nuk përzihem në punët e Gazidedes se ai nuk më pyet mua. Duke qenë në zyrën e Sajmirit duke debatuar përsëri ka ardhë një urdhër në telefon nga organi i SHIK-ut që Përparim Gega e Flamur Mella të paraqiten urgjentisht në detyrë në Radiostacionin e Kamzës se atje ju pret urdhëri luftarak.

    Ashtu siç isha civil, kam shkuar në Radiostacionin e Kamzës së bashku me Flamurin dhe kemi gjetur atje rreth 190 rezervistë në rrëmujë të plotë shtinin në ajër, nuk pranonin asnjë lloj komande. Këto momente i përkasin orës 18°° të datës 7.3.97, ka ardhë korrieri i SHIK-ut dhe më ka dorëzuar një zarf me urdhërin e Gazidedes për marshim që do të fillonte në moment në drejtimin Tiranë-Elbasan-Korçë dhe më datën 8.3.97 të gjendesha në Përmet .

    Në një copë fletë i kam shkruar Gazidedes se nuk mund të zbatoj asnjë urdhër me njerëz të tillë ë cilët nuk pranojnë asnjë komandë dhe pastaj ju më keni thënë të shkojmë vetëm deri në Shkollë të Bashkuar dhe ç’është ky urdhër për në Përmet, dhe ja kam cilësuar përsëri se nuk zbatoj asnjë urdhër. Ja kam dhënë korierit letrën  nga SHIK-u më është dhënë urdhri me telefon “t’i lesh kundërshtimet dhe nisu urgjentisht ky është komunikimi përfundimtar” I kam kërkuar të flas me Gazideden dhe nuk ndihmoj dhe nuk më dha as emrin e tij por vetëm me tha se do is komunikojmë nga Korça.

    Nga ana tjetër ishin marrë masat me makina për transportin e këtyre rezervistëve  që kishin kishte makina shoqërimi të policisë ushtarake, makinë të ndërlidhjes dhe aty nga ora 19.00 autokollona është nisur ne marshim, rreth 20 rezervistë nuk hypën në makina dhe u shpërndënë në Kamzë. Nga Kamza kam ardhur edhe një herë në Ministri me shpresë sedo të takoj shefin tim për ti thënë se ç’jan këta urdhera e këto punë të tilla, por nuk e takova dhe kështu arrita trupat tek ura e Farkës dhe vazhdova marshimin me ta. Gjate rrugës si në Tiranë edhe në Elbasan kan shtirë me armë përpjetë. Amatimi i tyre ishte automatikë me nga 300 fishekë që një pjesë të tyre i kishin harxhuar.

    Me datën 8.3.97 rreth orës 05 të mëngjesit kemi arritur në Degën e Rendit Korçë dhe trupat kan ngren ushqim djath dhe çaje.  Ne era 07 kam marrë takim me kryetarin trendit dhe më tha se makinat do tua furnizojmë ne dhe ju do të niseni për në Përmet dhe atje do te takoni Gjeneral Bujar Ramën, i cili është komandat i operacionit. Nga ora 09 jemi nisur ne autokollon të rregullt për në Përmet dhe kemi arritur atje rreth orës 14.10 dhe jemi vendosur ne repartin e forcave komando të Përmetit në pritje për të marrë ushqim dhe urdhrin për dislokim. Kam shkuar në Degën e Rendit dhe kam marrë takim me Bujar Ramën, i cili i ka urdhëruar për furnizimin me ushqim dhe më ka thënë  se trupat do të vendosen në depot e furnizimit rreth 9 km pa hyrë në Përmet nga drejtimi i Leskovikut, depo të rezervës të cilat ishin boshe. Me datën 9. 03.97 ne ora 09.00 do te takohemi për marrjen e detyrës,  e cila do të jetë për sigurimin e rrugë-kalimit në të dy hyrjet e Përmetit. Kështu, une pase 10′ takim me Bujar Ramen kam shkuar tek trupat dhe jam marrë me furnizimin me ushqim dhe aty rreth ores 18°° te dates 8.3.97 jemi nisur përsëri dhe kemi shkuar në rajonin ku ishin disa depo të rezervave rreth 9 km pa hyrë në Përmet nga krahu i Leskovikut, atje na ka çuar një makinë e Komisariatit të Përmetit e cila kishte dy polic në të. Jemi vedosur ne atë grykë dhe trupat kanë fjetur në makina pa matriale për fjetje.

    Ne ora 08 datë 9.3 97 kemi hypur trupat në makina pas një rregullimi organik pas shumë këshillave që u kam dhënë për qëndrimin dhe sjelljen ndaj popullsisë, për veprimet që gjithçka do të kryhej vetëm me urdhër.  Në ora 09.00 i kam vendosur trupat dhe makinat tek stadiumi nga krahu i sipërm afër repartit dhe jam paraqitur tek Bujar Rama, i cili më ka thënëse ka ardhur një urdhër nga Tirana se trupat tona do te lëvizin nga Përmeti për në Korçë dhe do të nisemi nga ora 11.00 pasi të kesh marrë ushqimin për trupat dhe te jene furnizuar makinat. Pas 10-s jam larguar nga Bujari dhe kam shkuar tek guzhina ku përgatiteshin ushqimet, kap pritur aty rreth një orë dhe nga ora 10.00 në rrugët e qytetit (bulevardin kryesor) u dëgjuan zhurma e thirrje të ndryshne kundra qeverise, jam larguar me shpejtësi pa marre ushqimet dhe kam shkuar tek stadiumiforcat kishin marrë pozicion luftimi ngjite me muret e stadjumit. Në këtë kohë makinat po furnizoheshin kam shkuar dhe i kam marrë i kam sjelle te stadjumi kam hypur rezervistët ne makina. Gjate kësaj kohe turma ka hyrë në Degën e Rendit dhe qe nga kjo kohe  nuk kanë pushuar krismat nga të gjitha anët. Gjate kësaj kohe në drejtim të stadiumit kanë ardhur forca te ndryshme ushtarake dhe rezerviste disa në makina e disa në këmbë dhe ata organizoheshin për të hypur ne makina. Jemi larguar rreth 3 km rruges nga Leskoviku aty autokollona është ndaluar e bllokuar nga forcat komando të Zall-Herrit pasi thanë se 3 oficera te këtyre forcave janë kapur nga turma e njerzve dhe nuk i leshojnë dhe ne thane ata nuk levizim pa marre shokët tanë. Aty rreth ores 12°° u tha se shokët na i liruan dhe filloj marshimi. Ne këto momente i kam thënë Bujar Ramës se unë me forcat e Regjimentit nuk ndaloj në Korçe fare dhe do to iki ne Tiranë. Rrugës vazhdimisht i përcjellë nga policia e rendit autokolona ka vazhduar marshimin në rregull deri afër urës se Farkës Tirane aty rreth orës 02°30′ te natës kur rezervisti Tahir Gjoka nga pakujdesia vrau një rezervist dhe plagosi 4 tjere gjë për të cilën kam dhënë shpjegimet  e nevojshme në Prokurorinë Ushtarake Tiranë dhe disa herë në seancat gjygjësore po ne gjykatën e Tiranes me gjygjtare Fatmira Laskaj.

    Që nga momenti i plagosjes unë jam marre me rezervistet ne spitalin ushtatak dhe nuk kam shkuar me me organin e SHIK—ut. Di që më datën 10.3.97 këta rezervistë janë shpërndarë me urdhër e pa urdhër në rrethet e tyre. Edhe në daten 10.3.97 une kam qëndruarnë spital me rezervistët e plagosur. Më daten 11.03.97 jam paraqitur ne MM tek Sajmir Kodra për te vazhduar detyrën qe kam patur me pare.

    Sqaroj se nuk kam marre pjese ne asnjë mbledhje shtabi në Permet, nuk më katruar njeri se çfarë planesh kishin,  nuk kam marre pjesë në takim me S. Zhulalin, kam që komanduar nuk kan marrë pjese ne asnjë përplasje me civilë e as ushtarak, nuk kam dhënë asnjë urdhër që bije ne kundërshtim me ligjin dhe as me te drejtat e njeriut, njerëzit qe kam komanduar nuk kan kryer asnjë akt te shemtuar e vandal me perjashtim te të shtënave në ajër gjatë rrugës për të cilat kam ndërhyrë disa herë deri në gjaknxehtësi.  Si se kam patur me vete edhe 3 oficerë te cilet i kam urdheruar per forcmin e disiplines në toga dhe ata kanë ndenjur ne kabinat e makinave dhe kështu qe nuk kam komunikuar më gjatë me ta, pra kanë qenë aq urgjente sa nuk është arritur te merren ne shënim emrat e këtyre rezervistëve.  Gjithashtu theksoje se ne Përmet ka patur një sasi te konsiderueshme forcash të SHIK-ut, forcat komando, forca nga Korça te ushtrisë, por si ju kam theksuar në fillim, unë kisha veten 15 ditë që isha transferuar dhe nuk njihja asnjë nga komanduesit e këtyre forcave dhe per rrjedhim nuk kam marrë takim me ta. Urdheri qe ka bere Gazidede per krijimin e Regjimentit dhe komandimin tim dhe te Flamurit duhet të jete në Drijtorinë e Personelit, ndërsa urdhri për marshim e ka shefi im N/Kolonel Flamur Aliaj.

    Per sa siper deklaroj nën përgjegjësin time morale dhe ligjore që jane të vërteta dhe jam gati te ballafaqohem me këdo qe mund te kete pretendime. Jam i gatshëm të japshpjegime në çdo kohë.”.

    Me Respekt Specialist i Drejtimit

    Major Përparim Gega

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit